Si hap i parë fusni Cd e Windows XP edhe bëni restart PC. Kur është duke ju hap PC-ja shtypni butonin që ju fut në BIOST që mund të varioj nga motherboardi në motherboard, por nëse shifni kujdes kur ndizen pc-ja aty të tregon se me çfarë mund të hysh në setup. Pasi hyni në BIOS shkoni në BOOT dhe vendosni si Boot Drive Primary = CDROM.
Pastaj shtypni F10 për të ruajtur ndryshimet e për të restartuar (në disa pc smund të jet f10 por ndonjë tjetër).
Pasi të ket ristartuar Pc ju del një lajmërim ku kërkon që të klikoni një buton të tastjerës që të startoni nga CD. Mbasi të keni shtyp vazhdojnë hapet e tjera dhe del një figure e tille si më poshtë:
Këtu ju keni 3 mundësi për të vepruar:
Nëse doni që të riparoni sistemin e Windows që ekziston atëher shtypni "R" në tastjerë.
Nëse doni ta formatoni sic është rasti jonë atëher shtyp Enter (Në figurë e selektuar me të kuqe)
Nëse doni të dilni jashtë formatimit atehër shtypni F3 apo ESC në varësi të kompjuterit
Pasi ta keni bër këtë ju del licenza që është e tillë:
Normalisht është mir që ta lexoni edhe të merrni vesh se ca kushtesh pranoni ju kur keni instaluar këtë software në pc tuaj.
Gjithashtu si më lart e ktu ka mundesi zgjedhje, por në këtë rast jan 2.
Me F8 Pranojmë kushtet. E duke shtypur atë vazhdoni instalimin
Me ESC nuk pranoni kushtet edhe instalimi ndërpritet
Mbasi keni pranuan licencen ju del një figurë e tillë. Këtu tregohen të gjith HD që ka pc-ja dmth të gjitha particionet që gjënden në pc tuaj. Në rastin tonë është 1 por ka pc që kan 2, 3 apo e më shumë. Ju me anë të shigjerave lëvizni poshtë e lart edhe zgjidhni një HD për të instaluar Windows. Eshtë mirë që të zgjidhni gjithmonë Particionin e parë dmth C: por për ato që marrin vesh e që jan më të avancuar mund të zgjedhin e tjetër por që duhen bër ndryshime në BIOS pastaj. Për fillestaret këshilloj të zgjidhet particioni i parë.
Mbasi e keni selektuar me anë të shigjetave edhe ktu keni disa mundësi me ec perpara.
Që ta vazhdoni me instalimin e Windows shtypni ENTER
Që të krijoni një particion tjetër brënda atij që ekziston shtypni C
Kur keni arrit në këtë hap atëher ju duhet të zgjidhni mënyrën e formatimit. Ka gjithsej 4 mënyra. Dy jan që dmth mënyra të shpejta formatimi që nuk këshillohen edhe dy të tjerat jan menyra normale. Tek kto 2 mënyra ka 2 lloj formatimi Hard Discu... FAT32 dhe NTFS... Ne ju keshillojmë NTFS sepse është mënyra më e fundit edhe më e shpejtë se FAT32, megjithatë për personat e avancuar mund të përdorin edhe FAT32. Ju selektoni pra ate si të treguar në figurë edhe shtypni ENTER
Në këtë hap ju s'duhet të bëni asgjë veçse të prisni sa të mbaroj operacionet e kopjimit Windowsi vet. Me pak fjale sa të mbushet ai shiriti i verdhë e te shkoj 100%
Mbasi ju ka mbaruar i gjith ai proces automatik, kompjuteri do ju ristartohet vet brënda 10 sekondash nëse ju nuk shtypni ndonjë buton. Nëse shtypni atëher bëhet e më shpejt se 10 sekonda. Lëreni pc të restartoj e mos e nxirrni CD.
Në këtë pikë vazhdon instalimi prap automatik i windowsit i cili mund të zgjasi për një kohë relativisht të gjat nga 20 minuta deri në 1 orë, por kjo varet nga pc në pc, kshu që nuk keni pse mërziteni pse zgjat, megjithëse koha tregohet shpesh aty por që nuk leviz si ore normale
Pra sic thash më lart ju tregohet koha sa ju ka mbetur por që nuk është gjithmonë e saktë e që mund të jet e më e shkurter. Gjat kësaj kohe në pc instalohen automatikish të gjitha driverat e filet të nevojshme të pc-së. Por shumë drivera duhen instaluar mbasi ka mbaruar kjo gjë, sepse jo të gjitha përmbahen në CD.
Gjat instalimit do ju dali një tabelë e tillë ku ju duhet të bëni impostimet e gjuhës edhe të tastjerës. Dmth klikoni tek Customize dhe Details edhe zgjidhni atë që dëshironi...
Mbasi të keni bër ketë atëher lëreni pc të mbaroj e do të ristarohet e një here vet. Mbasi ta ket bërë këtë gjë ju e keni Windows XP të instaluar. Në varësi të pajisjeve që përdoni e të motherboard e gjërave që keni do ju kërkohet të instalohen drivera shtesë.
Today, there have been 57 visitors (71 hits) on this page!