pc-hacker-bilisht
  Kujdes! Virusi sulmon nëpërmes Talk
 

     Kujdes! Virusi sulmon nëpërmes Talk             

 

Me anë të shërbimit të kompanisë Google për komunikim të çastit, Gtalk, po shpërndahet një virus i cili mundet që seriozisht të cenojë intimitetin e përdoruesve.

Virusi shpërndahet me dërgimin e porosisë 'Hey check out this video! http://tinyurl.com/xyz'. Porosia zakonisht vjen prej përdoruesve që i njohim prandaj shumëkush, e madje edhe njerëzit e avancuar në përdorimin e kompjuterit janë mashtruar dhe kanë vizituar adresën e dhënë. Deri në këtë moment asgjë s’ka të keqe, por në adresën e dhënë kërkohet nga përdoruesi që të shkruaj emrin dhe fjalëkalimin për t’iu qasur shërbimit Google Talk, e krejt këtë kinse për të parë video materialin e përmendur.

Shumë njerëz i kanë shënuar të dhënat e kërkuara dhe kështu u është grabitur llogaria e tyre për Google Talk. 

Supozohet se tanimë është gjetur dhe fajtori për përpunimin e këtij virusi/krimbi, emrin e ka Hoan Ton-That dhe jeton në San Francisko. Ai është gjetur pasi që ka filluar ë numëroj emrat dhe fjalëkalimet e përdoruesve të cilat i ka mbledhur krimbi. Ende nuk dihet se çfarë pasojash e presin.

 
  Today, there have been 94 visitors (104 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free